Pikat e errëta të paketës “Anti KÇK”, Skëndaj: Prokuroria dhe Gjykata notere të OFL-së

schedule09:35 - 5 Shkurt, 2020

schedule 09:35 - 5 Shkurt, 2020

E ftuar në “Abc e mëngjesit”, me Enkel Demin, Erida Skëndaj drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit theksoi se paketa “Anti KÇK” nuk respekton garancitë Kushtetuese të Konvetës Europiane. Sipas saj krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë 1-vjeçare.

“Lidhur me paketën “Anti KÇK” reagimi i organizatave civile ka filluar shumë herët. Duke patur në konsideratë misionin e këtyre organizatave ne krijuam një farë shqetësimi. Sipas ligjit për njoftimin publik çdo nisëm ligjore që ndërrmeret duhet të kosultohet jo vetëm me ekspertë të fushës, por edhe me organizata që garantojne liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Është detyrimi i qeveresisë të respektojë detyrimet e llogaridhënies. Është vënë re që akti normativ nuk kishte shumë dallime nga projekti që qarkulloi në media në fillim të dhjetorit, në këtë mënyrë shprehim shqetësime të mëdha të respetkimit të të drejtave të njeriut. Kufizimet janë shumë radikale dhe nuk respektojnë garancitë kushtetuese të Konventës Europiane”, tha Skëndaj.

Më tej ajo u shpreh se Prokuroria dhe Gjykata me këtë akt normativ kthehen në notere të OFL-së.

“Prokuroria dhe Gjykata kthehen në notere të OFL e cila tashmë është struktura që ka më shumë kompetenca. Për të bërë kufizimin e lirisë së personit duhen prova ndërsa akti normati përmend fjalën fakt i cili është lehtësisht i manipulueshëm. Në kushtet e kufizimit të lirirë jo gjithmonë mund të gjesh avokatin të të mbrojë. Po të marrim procesin e “Vettingut” të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka qenë një muaj, që këtu fillon pabarazia, për të vendosur persona në pozita të disfavorshme”, deklaroi Skëndaj.

Më tej ajo u shpreh se çështja e krimit të organizuar nuk ka lindur sot, të miratosh një akt normativ duhet të dalin disa rrethana të pavarura nga qeveria. “Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë 1-vjeçare, ka shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës, ndërsa theksoi se sot nuk kemi asnjë mjet asnjë mjet juridik efektiv ankimimi ku ta godasim këtë akt normativ për shkelje të të drejetave të njeriut. Ne i jemi drejtuar Kuvendit duke kërkuar një seancë të posaçme dëgjimore”, tha Skëndaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!