Pikaset një tjetër balonë “spiune” kineze, këtë herë mbi Amerikën e Jugut

schedule07:30 - 4 Shkurt, 2023

schedule 07:30 - 4 Shkurt, 2023

Pentagoni ka konfirmuar një tjetër balonë përgjimi kineze mbi Amerikën e Jugut një ditë pasi një balonë e tillë u pikas në hapësirën ajrore të SHBA-së. Është e paqartë saktësisht se ku ndodhet balona por një zyrtar amerikan tha se nuk duket se aktualisht po shkon drejt Shteteve të Bashkuara.

“Kemi raporte për një balonë që fluturon mbi Amerikën Latine. Ne besojmë se ky është një tjetër balonë spiune kineze”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder. Kina tha se balona në hapësirën ajrore të SHBA-së në fakt është një pajisje e përdorur për monitorimin e motit.

Ministria e jashtme e Kinës tha në një deklaratë se ishte përdorur për qëllime “kryesisht meteorologjike”. Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë.

Sakaq, edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu udhëtimin në Kinë pas alarmit për balonën përgjuese. Vizita ishte parashikuar të zhvillohej më 5 shkurt, dhe do të shënonte vizitën e parë të një zyrtari amerikan që prej vitit 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!