“Pije kosin”, video që bëri bujë, ja përfitimet që merr dyshja që çmendi rrjetin!

schedule18:37 - 9 Shtator, 2020

schedule 18:37 - 9 Shtator, 2020

Media sociale është një hapësirë virtuale e cila është në përdorim nga persona të shumtë, qofshin të zakonshëm apo publik.  Mund të themi se këta të fundit kanë ditur ta shfrytëzojnë më së miri këtë platformë për të promovuar punën e tyre.

Nilsa Hysi dhe Alex Seitaj kanë treguar në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Pecin, që sot mundësitë janë të shumta dhe se në momentin kur diçka nis spontanisht mund të jetë e suksesshme.

“Qëllimi im nuk ishte për t’u bërë e famshme, as për t’u bërë e famshme nga videot e TIK-TOK.  Është ndjesi e mirë, kur njerëzit të pëlqejnë kur qeshin me ty, me mua në këtë rast.  Nuk është qëllim në vetvete për mua”, tha Nilsa.

Të pyetur nga Ermali për pagesat që përfitojnë ata treguan se ato variojnë.  Duke e ngacmuar miqësisht, moderatori i tha Alexit nëse mund ti bënte një reklamë 200 euro, teksa ai shtrembëroi pak fytyrën por la gjithçka të hapur si opsion.

Sipas tij ka përfitime, por çmimet janë në varësi të reklamës. Për më shumë ndiqni bisedat e plota në kanalin tonë të Youtube./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!