Piers Morgan ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United pas intervistave të tyre shpërthyese.
Transmetuesi kontrovers britanik shkroi të martën: “Intervista e Ronaldos i bëri Glazers të shesin klubin. E pabesueshme”.
Glazers kanë konfirmuar zyrtarisht gatishmërinë e tyre për të shitur Manchester United vetëm disa orë pasi u bë e ditur largimi i Ronaldos.
37-vjeçari u largua nga Old Trafford “me marrëveshje reciproke” pasi akuzoi Djajtë e Kuq për “tradhti” gjatë një bisede me Morgan. /G.D abcnews.al/