Krzystof Piatek është tashmë zyrtarisht lojtari i skuadrës së Fiorentinës. Akordi mes palëve ishte arritur prej ditës teksa vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i Piatek te skuadra vjollcë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në Tëitter, ku i uron mirëseardhjen Piatek.
Sulmuesi polak u largua nga Hertha Berlini, duke pranuar të huazohet te Fiorentina dhe për të është një rikthim në Seria A, ku më parë ka qenë pjesë e Genoas dhe pastaj Milanit.
Piatek do të mbajë numrin 19 në fanellë, ndërsa prezantimi i tij do të behet ditën e sotme në orën 14:30.
Welcome Krzysztof ?#ForzaViola ? #Fiorentina #ACFFiorentina #Piatek pic.twitter.com/jovrKLNmjn
— ACF Fiorentina English (@ACFFiorentinaEN) January 8, 2022
/f.a/abcnews.al