Piatek dëmtohet rëndë në Bundesliga, humbet EURO 2020

schedule14:38 - 14 Maj, 2021

schedule 14:38 - 14 Maj, 2021

Krzysztof Piatek humbet EURO 2020 pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit në Bundesliga me fanellën e Hertha Berlin.

Ish-sulmuesi i Milanit doli nga fusha e blerta pas një ore lojë në sfidën kundër Schalke 04 dhe u mendua se kishte një problem muskulor.

Kontrollet mjekësore kanë zbuluar se sulmuesi 25-vjeçar ka pësuar një frakturë në kyçin e këmbës dhe në këtë mënyrë do të qëndrojë për 3-4 muaj jashtë fushave të blerta.

Trajneri Paulo Sousa kështu duhet t’i bëjë llogaritë pa Piatek në EURO 2020. Sulmuesi nuk është zgjedhje e parë për trajnerin portugez, pasi Leeandoeski dhe Milik janë titullarët e Polonisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!