Pianoja e Freddie Mercury shitet për dy milionë euro në ankand

schedule15:48 - 7 Shtator, 2023

schedule 15:48 - 7 Shtator, 2023

Pianoja e vogël e Freddie Mercury, në të cilën ai kompozoi pothuajse të gjitha partiturat e tij “Bohemian Rhapsody”, u shit për 1.742 milionë paund (dy milionë euro) në një ankand të Sotheby’s.

Këngëtari që vdiq nga SIDA në vitin 1991 në moshën 45-vjeçare, e bleu në vitin 1975 për një mijë paund.

Sakaq, u shit dhe dorëshkrimi i vetëm i “Bohemian Rhapsody” për 1.3 milion £ (1.6 milion €).

Ndërkohë, më shumë se 1,400 artikuj të tjerë, janë duke u shitur nga shoqja e ngushtë e Mercury, Mary Austin, së cilës ai ia la shtëpinë dhe të gjitha pasuritë e tij.

Një pjesë e të ardhurave nga ky ankand do të shkojnë për bamirësi. Kjo ka bërë që shumë njerëz nga e gjithë bota ta vizitojnë ekspozitën “Freddie Mercury: A World of His Own”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!