Pfizer: Vaksina kundër Omicron gati në mars

schedule23:40 - 10 Janar, 2022

schedule 23:40 - 10 Janar, 2022

Vaksina Pfizer për variantin shumë ngjitës Omicron do të jetë gati në mars”, tha për “CNBC” CEO-ja i Pfizer, Albert Bourla. “Ne tashmë kemi filluar të prodhojmë disa nga këto sasi” u shpreh ai.

Bourla shtoi se vaksina do të synojë variantet e tjera që qarkullojnë. Ai sqaroi se ende nuk është e qartë nëse duhet apo jo një vaksinë për Omicron dhe si do të përdoret, por Pfizer do të ketë gati disa doza, pasi disa vende e duan gati sa më shpejt.

Shpresa është se do të arrijmë diçka që do të ketë mbrojtje shumë, shumë më të mirë, veçanërisht nga infeksionet, sepse mbrojtja ndaj shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda është mjaft e mirë për momentin, me vaksinat aktuale” tha ai.

Kreu i Pfizer siguroi më herët se vaksina për Omicron do të jetë e disponueshme për prodhim masiv këtë vit. I pyetur për mundësinë e një mutacioni të ri, Albert Bourla theksoi se pak njerëz besojnë se nuk do të ketë një variant të ri në të ardhmen./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!