Pfizer rezulton 73% efektive te foshnjat nën 5 vjeç

schedule08:54 - 25 Gusht, 2022

schedule 08:54 - 25 Gusht, 2022

Vaksina Covid-19 e Pfizer- BioNTech ka rezultuar 73 për qind efektive në mbrojtjen e foshnjave – nga mosha 6 muaj deri në 4 vjeç  gjatë kohës kur varianti Omicron i koronavirusit ishte shumë i përhapur, sipas një njoftimi të kompanisë farmaceutike Pfizer, shkruajnë mediat e huaja.

Foshnjat në studim morën ose tre doza të vaksinës Pfizer-BioNTech ose një placebo. Efektiviteti i vaksinës ishte 73.2% tek foshnjat e moshës 6 muaj deri në 4 vjeç, sipas rezultateve të publikuara.

“Ndërsa këto rezultate konfirmojnë se tre dozat e vaksinës  Covid-19 u siguruan foshnjave një nivel të lartë mbrojtjeje në një kohë kur nënvarianti Omicron BA.2 ishte shumë i përhapur, ne po zhvillojmë gjithashtu një vaksinë që të jetë efektive për variantin Omicron BA,” tha Ugur Sahin, CEO dhe bashkëthemelues i BioNTech.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!