Sipas një studimi, Pfizer ka të ngjarë të jetë 40 herë më pak efektiv kundër Omicron sesa lloji origjinal Covid. Por personat që kanë qenë të infektuar më parë dhe kanë marrë dy doza të Covid, ka të ngjarë të jenë më të mbrojtur kundër variantit të ri, shkruan Sky News
Hulumtimi i ri, nga Instituti i Kërkimeve Shëndetësore në Afrikë, është i kufizuar pasi shkencëtarët studiuan vetëm mostrat e gjakut tek 12 pacientë, të cilët kishin marrë dy doza të Pfizer. Por kjo është prova e parë nga testet laboratorike mbi variantin e ri që po përhapet në të gjithë globin pasi u zbulua në Afrikën e Jugut, raporton abcnews.al
Aftësia e Omicron për të shmangur vaksinat është pesë dhe 10 herë më shumë se varianti Beta, i identifikuar gjithashtu për herë të parë në Afrikën e Jugut.
“E rëndësishmja, shumica e ekspertëve kanë rënë dakord se vaksinat aktuale sigurojnë ende kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes ndaj Omicron.”
/abcnews.al