Pfizer i ka kërkuar rregullatorit britanik të barnave që të aprovojë përdorimin e vaksinës te grupmoshat 12-15 vjeç. SHBA ndërkohë ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç, sipas një njoftimi nga FDA.
Ky është një “hap i rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit”, tha Janet Woodcock, shefe e FDA, duke treguar që “Vendimi mbron moshat më të reja kundër COVID-19”.
Rikujtojmë se SHBA kishte miratuar përdorimin emergjent të Pfizer për personat mbi 16 vjeç. Vaksina Pfizer dhe BioNTech pritet të marrë gjithashtu miratimin e rregullatorit europian për përdorim tek 12-vjeçarët gjatë këtij muaji, tha kreu i Autoritetit Rregullator të Barnave për Europën./abcnews.al