Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer, për të siguruar vaksina falas për atletët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.
Vaksinat fillimisht do të jenë të disponueshme për delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në fund të majit dhe më pas ata do të marrin dozën e dytë pas mbërritjes në Tokio.
Plani hyri menjëherë në fuqi pas një takimi të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) me qeverinë japoneze pas një oferte nga shefi i Pfizer, Albert Burla./abcnews.al