Pfizer dhe BioNtech nisin testet klinike për vaksinën kundër nënvarianteve të Omicron

schedule15:07 - 27 Korrik, 2022

schedule 15:07 - 27 Korrik, 2022

Pfizer dhe BioNTech njoftuan fillimin e testeve klinike për një vaksinë kundër të gjithave mutacioneve të koronavirusit deri te BA.2 të Omicron. Vaksina është në një fazë të hershme studimi, ku synohet mbledhja e më shumë të dhënave, sipas Reuters.

Nënvariantet BA.4 dhe BA.5  vlerësohet se përbëjnë gati 95% të nënvarianteve në qarkullim në Shtetet e Bashkuara gjatë një jave.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së muajin e kaluar u kërkoi kompanive të prodhojnë vaksina që synojnë nënvariantet BA.4 dhe BA.5, të cilat aktualisht mbizotërojnë në SHBA, për miratimin e një doze përforcuese në vjeshtë.

Sigurisht,  pritet që një vaksinë të jetë efektive kundër disa mutacioneve në të ardhmen, por komuniteti shkencor është mjaft i qartë për përfitimet edhe me vaksinat ekzistuese, veçanërisht për grupet më të rrezikuara të popullatës, siç janë bashkëqytetarët mbi 60 vjeç ose me sëmundje themelore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!