Zëvendësdrejtori i Shkollës Marjory McClure për Fëmijët me Nevoja të Veçanta në Londër, Paul Belsey, është pezulluar dhe shkak është bërë një film për të rritur.
Bëhet fjalë për një komedi në të cilën dy burra të dëshpëruar rreth të dyzetave kanë ngritur një kamp nudistësh për të kryer marrëdhënie seksuale, dhe në një skenë Belsey lidhet dhe goditet në të pasme ndërsa goja i është mbyllur, transmeton britanikja Sun.
Punonjës anonimë të shkollës deklaruan se ishte një “shkelje e plotë e besimit që shkolla ia besoi atij” dhe se ishte veçanërisht e pabesueshme që ai luajti në këto filma ndërsa punonte me fëmijë.
Belsey mburrej në shkollë se ishte aktor dhe përveç këtij filmi nga viti 2023, ai luajti edhe në filmin horror të vitit 2022 “Halloween Jack 3D”./abcnews.al