Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka krijuar probleme në portin e Vlorës. Trageti që vinte nga Italia është ankoruar me vështirësi në port. Pasi ka zbritur udhëtaret trageti është larguar për në radë dhe deri të hënën nuk do të kryejë asnjë lëvizje. Deti shkon deri në 6 ballë në gjirin e Vlorës dhe 7-8 balle në det të hapur. Njëkohësisht edhe peshkarexhat nuk lejohen të dalin në det. Per shkak te kushteve te keqija atmosferike eshte pezulluar puna ne disa sekore ne portin e Durresit. Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e lundrimit te anijeve tregtare të tonazhit të ulet si dhe atyre të sektorit të peshkimit. Forca e detit sipas autoriteteve arrin deri ne 6 balle. Nderkaq puna është pezulluar përkohësisht edhe në sektorin e ngarkim shkarkimit .Të vetmet që nuk kanë hasur probleme në lundrim, kane qene tragetet, të cilët kanë mberritur në port në orarin e planifikuar./abcnews.al
Probleme nga moti i keq në Portin e Vlorës dhe Durrësit
schedule10:32 - 9 Dhjetor, 2017
schedule 10:32 - 9 Dhjetor, 2017