Pezullohet mësimi në të gjitha shkollat në Korçë

schedule08:52 - 10 Janar, 2019

schedule 08:52 - 10 Janar, 2019

Në Qarkun e Korçës mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat për shkak të situatës nga bora. Por rrugët kryesore janë bërë thuajse të gjitha të kalueshme. Në Qafë Thanë lëvizet normalisht, por ka vështirësi në rrugën Korçë – Ersekë, në Qafen e Qarrit, ku ka mbi 40 cm bore.  Sot në mëngjes u hap rruga e Dardhës e bllokuar dje nga masivet e borës. Në Dardhë janë regjistruar mbi 80 cm borë. Rruga Korçë Voskopojë është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Kanë mbetur të izoluara nga bora zona e Mokrrës, Lekasit, Moglicës, Shtylla, Panariti dhe fshatra të thellë të bashkisë së Kolonjës.   Rruget brenda qyteteve janë pjesërisht të hapura. Aktualisht janë me defekt dy fidrat e Vithkuqit, të cilat furnizojnë Njësinë Administrative Vithkuq, Lekas dhe disa fshatra të Moglicës. Defekte ka edhe në linjat që furnizojnë Panaritin, Mollasin, Podgorien, Vreshtasin, Sheqerasin, Shëngjergjin, Dardhasin. Reshjet e borës vazhdojne intensive në lartësitë mbi 1200 m.  Shtabi i emergjencave civile ju bën thirrje të gjithe banorëve të kenë kujdes dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!