Moti i keq ka përfshirë Vlorën dhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike, është pezulluar lundrimi.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se këtë të shtunë, është ndërprerë lundimi për anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Kushtet hidrometeorologjike janë përkeqësuar, teksa i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të dëborës.
“Situata do të shihet gjatës ditës së dielë. Pezullimi është i ndërprerë prej sot deri ditën e dielë. Normalisht gjatë ditës së dielë do të shihet nëse situata do të jetë më e përmirësuar”, raportoi gazetari Nika./abcnews.al