Pezullohet lundrimi në linjën Sarandë -Korfuz

schedule10:08 - 27 Shkurt, 2020

schedule 10:08 - 27 Shkurt, 2020

Saranda është zgjuar me erëra të forta mëngjesin e sotëm. Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi ne linjat Sarandë-Korfuzë.

Kapitaneria e Sarandës njofton se shkak i pezullimit të lundrimit ishte vetëm moti me erë, ndërsa Porti i Sarandës ka marrë të gjitha masat e duhura për të kryer kontrollet shëndetësore për personat që hyjnë në portë përmes Korfuzit.

Moti i keq ka shkaktuar vonesa edhe në nisjen e trageteve në portin e Durrësit drejt Italisë.

2 tragetet e linjës Durrës-Bari të cilat ishin parashikuar të niseshin mbrëmjen e djeshme, janë nisur drejt Italisë mëngjesin e sotëm dhe pritet të mbërrijnë në destinacion në mesditë.

Sipas meteoalb shiu i dendur i cili “pushtoi” gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t’ia lënë vendin kthjellimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!