Pezullohet kampionati i parë evropian, pandemia shkaku i vendimit drastik

schedule12:58 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:58 - 22 Tetor, 2020

Kampionati çek është një ndër më të goditurit nga pandemia. Shumë lojtarë janë infektuar me koronavirus, numri i rasteve është shtuar shumë ditët e fundit dhe situata e vështirë ka detyruar autoritetet shtetërore që të ndërpresin kampionatin.

Vetëm gjashtë javë janë luajtur në 1. Liga dhe Çekia bëhet i pari vend që pezullon kampionatin në sezonin e ri. Situatë problematike për Slavia dhe Sparta Prague, ekipe që kanë siguruar kualifikimin në fazën e grupeve në Europa League.

Të parët përballen sot jashtë fushe me Hapoel Beer Sheva, ndërsa Sparta pret francezët e Lille në shtëpi. Klubi çek ka marrë “ok”-in nga Ministria e Shëndetësisë së Çekisë për zhvillimin e duelit të sotëm. Tifozë nuk do të ketë në stadium, aty ku lejohet marrja pjesë e vetëm 350 personave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!