Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër lajm i mirë për Dodik/ Prokuroria pezullon hetimet për sulm të Kushtetuetes

schedule14:29 - 4 Nëntor, 2025

schedule 14:29 - 4 Nëntor, 2025

Pas heqjes se sanksioneve nga Departamenti amerikan i Thesarit, nje tjetër lajm I mirë për Milorad Dodik.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, ish-kryeministrit Radovan Vishkoviç, dhe kryetarit të Kuvendit Nenad Stevandiq, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës.

Arsyeja për pezullimin e hetimit është se “nuk ka prova të mjaftueshme që të dyshuarit kanë kryer vepër penale”.

Vendimi për pezullimin e hetimit do të thotë se nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë.

Dosja për Dodik u krijua në fillim të vitit, pasi Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi disa ligje që ndalonin funksionimin e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e këtij entiteti, e të cilat Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës i shpalli jokushtetuese.

Zyra e Prokurorit tha në atë kohë se ka arsye për të dyshuar se tre zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës kanë organizuar një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues të shtetit.

Në seancën për të Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për heqjen e paraburgimit, me kushtin që ai të paraqitej periodikisht tek organet kompetente të policisë, por pas tërheqjes së Dodik ndërkombëtarët kanë thënë se janë të gatshëm të bashkpunojnë për të cuar përpara marrëdhëniet dy palëshe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!