Pezullohet gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

schedule13:56 - 23 Mars, 2022

schedule 13:56 - 23 Mars, 2022

Është pezulluar gjykimi i çështjes së rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së Jan Prengës në Kamëz. ABC mëson se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin për Dritan Rexhepit dhe 6 të tjerëve, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

Po ashtu është pranuar kërkesa e SPAK edhe për të pushuar hetimin për vëllezërit Bajrar Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri si dhe të Aleks dhe Ardian Doçaj. Aktualisht vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimi e gjykimit të procedimit penal nr. 62/2020 ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini (me viktimë të veprës penal Jani Prenga), të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” ku është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje p leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, “Fshehja dhe asgjesimi I kufomes” parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar criminal” parashikuar nga neni 334/1 | Kodit Penal, për shkak se nuk kanë marrë dije r personalisht për gjykimin, ndërsa ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajrar Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja”, njofton GJKKO.

Kujtojmë se vrasja e Jan Prengës dyshohet se u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, për shkak të një ngarkese droge të tyre që thuhet se u vodh nga Astrit Prenga në Angli, vëlla i Jan Prengës.  Rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi më 17 Janar 2020 dhe përgjatë kësaj periushe kohore trupi i tij rezulton ende i zhdukur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!