Pezullohen sherrxhinjtë e moshave, ka dënime edhe në Kategorinë e Dytë

schedule14:57 - 25 Shkurt, 2020

schedule 14:57 - 25 Shkurt, 2020

Kategoria e Dytë dhe moshat kanë përfunduar në shënjestrën e Komisionit të Disiplinës sot. Ada e Velipojës dhe Albpetroli kanë parë t’i pezullohen lojtarë dhe zyrtarë, ndërkohë që te moshat janë katër lojtarë të Teutës U19 që janë dënuar. Dënime ka edhe te 17-vjeçarët, si më poshtë:

– Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Zyrtari i SHS Albpetrol, Mariol Miho për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Zyrtari i SHS Albpetrol, Hiqmet Cela për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

– Lojtari i KF Teuta U-19, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Teuta U-19, Artan Jazxhi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Teuta U-19, Fermirando Dashi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Teuta U-19, Klevis Peca për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Zyrtari i KF Pogradeci U-17, Ylli Çekiçi për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i SH.F. Pepa U-17, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Pogradeci U-17, Oresti Kasmollari për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i FC Besa U-17, Enea Hazuzi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!