Prokuroria e Vlorës pezullon punimet për rehabilitimin e lumit të Vlorës. Kjo për shkak se janë ngritur dyshime që firmat e zbatimit po përdor zhavorrin e lumit për të shtruar rrugën bri tij, duke shkaktuar kështu dëmtime ne shtrat.
Gjashtë muaj pas nisjes pezullohet rehabilitimi i lumit të Vlorës.
Prokuroria lokale, ka vene në hetim kompaninë që fitoi tenderin për lotin e parë dhe nënkontraktorët shqiptarë.
Ato dyshohen për shfrytëzim të paligjshëm të basenit të lumit Vjosë. Aktualisht të gjitha mjetet e firmës janë tërhequr nga terreni dhe puna është pezulluar.
Në të gjithë gjatësinë e rrugës nuk punohet, pasi zhavorri me të cilën shtrohet baza e lotit të parë, nxirrej në shkelje të ligjit, thuhet nga prokuroria.
Nuk ka asnjë fadromë, ndryshe nga pak kohë më parë, ku eksvatorët gërmonin deri afër Urës së Drashovicës.
Për rrugën u zhvillua një tender ndërkombëtar, por zbatuesit e projektit me vlerë 2,002,817,718.47 lek zgjodhën të dëmtojnë lumin për të shtruar rrugën në anë të tij.
Punimet për rrugën e lumit të Vlorës startuan rreth një vit më parë, kurse afati i përfundimit të tyre ishte 24 muaj.
Invsestimi përfshin një gjatësi prej rreth 24 km, vetëm në lotin e parë të investimit që përfundon në fshatin Gjorm, kurse loti i dytë pritet ende të nderohet.
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika