Gjykata e Fierit ka pezulluar nga detyra dy mjekë të spitalit te Fierit dhe për një tjetër vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Këta 3 mjekë janë nën hetim pasi dyshohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj një pacienti që ndërroi jetë në spital.
U vdiq pacienti në duar dhe tani po përballen me pasojat. Tre mjekë të spitalit e Fierit po hetohen për mjekim të pakujdesshëm dhe fallsifikim dokumentesh. Gjykata e Fierit vendosi pezullimin nga puna për Blendi Dhespollarin dhe Emiljano Myrtaj, ndërsa për kolegun e tyre Viktor Gjini është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes pranë organeve të hetimit.
Ngjarja ndodhi dhjetorin e kaluar në reanimacionjn e spitalit të Fierit ku një 43 vjecar kishte mbërritur në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Pacientit i është dashur të presë deri në mëngjes për diagnostikim nga kardiologu, por kur ky i fundit mbërriti në spital ishte tepër vonë për 43-vjeçarin. Familjarët e Besnik Ramës akuzojnë mjekët se e lanë 43-vjeçarin të vdiste pa i dhënë ndihmën mjekësore.
Sipas avokatit të familjes Rama, mjekët jo vetëm që nuk i dhanë ndihmën në kohën e duhur pacientit, por shkuan deri aty sa të korrigjojnë dokumentacionin duke shkruar se kardiologu kishte mbërritur në punë në orën 5 të mëngjesit, ndërkohë që në të vertetë ishte ora 6:00. 43-vjeçari u dërgua në spital me probleme të frymëmarrjes. Ai vdiq disa orë pas mbërritjes në spital./abcnews.al