Pezullohen katër zyrtarë të Bashkisë Korçë/ “Detyrim paraqitje”, favorizuan disa biznese

schedule10:52 - 10 Prill, 2024

schedule 10:52 - 10 Prill, 2024

Katër punonjës të bashkisë Korçë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Zhaneta Lubonja, Ermal Gjermani, Olvas Petro dhe Soniel Prifti janë marrë në hetim nga prokuroria e Korçës për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, dyshohet se ata kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në disa lagje të qytetit në masë më të ulët.

  • Zhaneta Lubonja, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Ermal Gjermani, me detyrë Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Olvis Petro, me detyrë Specialist Buxheti në këtë drejtori, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Sonjel Prifti, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”

Ndërkohë, masat e sigurisë të kërkuara nga Prokuroria, janë ekzekutuar nga policia.

“Masat e sigurisë, rezultat i hetimit të ndjekur për 16 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi akuza për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, pas një hetimi intensiv 16-mujor, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasit:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 26.03.2024, ka caktuar këto masa sigurie për 4 shtetasit, sepse dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme, për mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja. Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë“, njoftoi policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!