Pezullohen aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta

schedule15:06 - 11 Mars, 2020

schedule 15:06 - 11 Mars, 2020

Ministria e Brendshme në kuadër të parandalimit të masave për përhapjen e Covid-19 ka njoftuar se janë anuluar të gjithë aplikimet dhe se janë të ndaluara të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve, përjashto  kallëzimet. Pezullimi do të zgjasë deri në datën 3 prill.

Njoftimi i Ministrisë:

“Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton:

1. Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779

2. Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!

3. Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.

4. Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!