Pezullimi i vaksinës AstraZeneca: Sëmundja e pashpjegueshme që “trembi” shkencëtaret

schedule10:27 - 10 Shtator, 2020

schedule 10:27 - 10 Shtator, 2020

Një “sëmundje e pashpjegueshme” tek njëri nga vullnetarët gjatë Fazës III të vaksinës AZD1222  kundër Covid-19 ka detyruar studiuesit që të pezullojnë testet klinike, të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania biofarmaceutike AstraZeneca.

Efekti anësor është cilësuar si “sëmundje e pashpjegueshme” që do të thotë se nuk ka asnjë lidhje me efektet anësore të zakonshme të testeve klinike të vaksinave, të cilat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore apo ënjtje në vendin e injeksionit.

A kemi të bëjmë me mielltin e dobët akut?

New York Times ka raportuar se “sëmundja” ka të bëjë me atë që quhet: “mielti i dobët akut”, një inflamacion i palcës kurrizore, e cila është një pjesë e rëndësishme e sistemit nervor qendror. Megjithatë AstraZeneca, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar se simptomat e pacientit mund të jenë të lidhura me këtë sëmundje, transmeton abcnews.al

CEO i kompanisë, Pascal Soriot, deklaroi se “Gjendja e pacientes ishte si rezultat i efekteve anësore të vaksinës Covid-19 e cila zhvilloi simptoma neurologjike të ngjashme me miletin e dobët akut. Diagnostikimi i gruas në fjalë nuk është konfirmuar, por gjendja e saj shëndetësore po përmirësohet dhe  pritet të dalë nga spitali të mërkurën “.

AstraZeneca ka vendosur të ndërpresë të gjitha testet klinike të Fazës III  në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Afrikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të cilat përfshijnë më shumë se 17,000 persona Sidoqoftë, sipas specialistit të vaksinave Robert Bowie, “Nëse kërkimet tregojnë se sëmundja nuk ka lidhje me vaksinën, atëherë testet klinike mund të pezullohen për një javë ose një muaj”.

Bowie tha për The Guardian se: “Panelit të ekspertëve do t’i duhen një ose dy javë për të arritur në një përfundim dhe testet klinike do të fillojnë për një muaj. Pra, vaksina do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2021, transmeton abcnews.al

Për të filluar prodhimin në shkallë të gjerë dhe për t’u siguruar që vaksina do të jetë e disponueshme në tregun botëror, nevojitet aprovimi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave  (FDA) në Shtetet e Bashkuara  dhe Agjencia Europiane e Barnave  (Core) në Europë. Aktualisht, asnjë vaksinë nuk është aprovuar, ndërsa Rusia ka dhënë miratimin e përshpejtuar të një vaksine bazuar në rezultatet e studimeve të fazës 2. Në të gjithë botën, 3 vaksina kanë marrë miratim të hershëm dhe / ose të kufizuar për përdorim te njerëzit, 1 në Rusi dhe 2 në Kinë, transmeton abcnews.al

Zhvillimi  i një vaksine kërkon  kushte të caktuara si: aftësinë e vaksinës për të prodhuar  antitrupa për një periudhë të mjaftueshme kohore, përfundimin e kontrolleve të nevojshme që  tregon nëse vaksina është e sigurt dhe efektive dhe mundësinë e prodhimit në masë.

Ndërprerja e përkohshme e testeve klinike për të rivlerësuar sigurinë e saj është një praktikë e zakonshme gjatë testimit. Kjo mund të vonojë në rezultatin final të testeve klinike, por siguria është përparësia kryesore dhe duhet të ndiqet çdo procedurë e nevojshme. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!