Pezullimi i Ramazan Ndreut, Disiplina dha vendim të paprecedentë

schedule12:58 - 12 Maj, 2021

schedule 12:58 - 12 Maj, 2021

I paprecedentë dënimi që ka marrë trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu. Tekniku krutan nuk do të mund të drejtojë skuadrën e tij në 5 ndeshje, pas vendimit që Komisioni i Disiplinës dhe Etikës mori një ditë më parë.

“Zyrtari i KS Kastrioti, Ramazan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, thuhej në vendimin e komisionit disiplinor të FSHF-së.

E habitshme se si trajneri i një skuadre pezullohet dhe nuk lejohet as të jetë në stadium kur luan skuadra e tij. Një dënim i tillë nuk është hasur ndonjëherë. Zakonisht trajnerët nuk lejohen në pankinë.

Ndoshta në Komisionin e Disiplinës dhe Etikës, në inerci e sipër, kanë vepruar me trajnerin Ndreu sikurse me dy zyrtarët e tjerë të klubit, Alban dhe Gazmend Voglin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!