Komisioni reagoi gjithashtu ndaj vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, Ursula von der Leyen e quajti atë një “lëvizje cinike”.
“Unë dënoj fuqishëm lëvizjen cinike të Rusisë për t’i dhënë fund Iniciativës së Grurit të Detit të Zi, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe Turqisë. BE-ja po punon për të garantuar sigurinë ushqimore për shtresat vulnerabël të botës. Nisma e Komisionit Solidarity Lanes do të vazhdojë të transportojë produkte agro-ushqimore nga Ukraina në tregjet globale,” tha Von der Leyen në një postim.
Më herët, Gjermania i bëri thirrje Rusisë që të lejojë zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi.
Gjithashtu i pyetur në një konferencë të rregullt për shtyp në lidhje me shpërthimet në urën e Krimesë, zëdhënësi i qeverisë gjermane vuri në dukje se Berlini nuk komenton zhvillimet individuale në luftë.