Pezullimi i Jordi Albas problem për “blaugranat”, Barcelona do të tentojë anullimin e pezullimit të spanjollit

schedule22:00 - 1 Janar, 2023

schedule 22:00 - 1 Janar, 2023

Barcelona do të tentojë të “anullojë” pezullimin e Jordi Alba kundër Espanyolit, me klubi katalanas, që dëshiron ta bëjë këtë në mënyrë që mbrojtësi të luajë kundër Atleticos më 8 janar.

Në ndeshjen me Espanyolin, gjyqtari Matheu Lahoz e përjashtoi anësorin spanjoll, për dy kartonë të verdhë, me të parin, që sipas arbitrit, erdhi pas kundërshtimit të një vendimi të tij. Vetëm 6’ minuta më pas, Lahoz i tregoi lojtarit një karton të dytë të verdhë, por nuk i tregoi menjëherë kartonin e kuq.

Barça nuk beson shumë në anulimin e pezullimit të mbrojtësit, por do të përpiqet të bëjë gjithçka që Jordi të luajë kundër Atleticos. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!