Pezullimi i hetimeve, familjarët e viktimave të shpërthimit në Beirut në protestë

schedule19:07 - 19 Shkurt, 2021

schedule 19:07 - 19 Shkurt, 2021

Dhjetëra anëtarë të familjeve të viktimave të shpërthimit të ndodhur në Portin e Beirutit 4 gushtin e kaluar, kanë protestuar ditën e sotme.

Protesta u zhvillua për shkak të ndalimit të hetimeve për më shumë se një muaj nga Gjykata libaneze. Hetimet janë pezulluar që prej dhjetorit dhe pritet një gjyqtar i ri, shkruajnë mediat e huaja.

Shpërthimi i 4 gushtit një nga  shpërthimet shumë të fuqishme dëmtoi thuajse një të tretën e qyteti duke detyruar 300,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Familjarët e viktimave kërkojnë të vendosen para drejtësisë përgjegjësit e katastrofës së shkaktuar nga ky shpërthim ku humbën jetën mbi 200 njerëz dhe 6 mijë të tjerë u plagosën.

/abcnews.al/