Pezullimi i “bastexhiut” anglez, FIFA merr vendim në lidhje me Trippier

schedule12:59 - 18 Janar, 2021

schedule 12:59 - 18 Janar, 2021

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier, do të vazhdojë të jetë i pezulluar nga futbolli deri në fundin e muajit shkurt. Sot ka ardhur verdikti final i FIFA-s, pasi klubi spanjoll e çoi këtë çështje në Apel.

Kujtojmë që anglezi u pezullua me 10 javë nga aktivitet në dhjetorin e kaluar për një ngjarje të ndodhur rreth tre vite më parë. Mbrojtësi i djathtë u transferua nga Tottenham te “Los Colchoneros” korrikun e vitit 2017.

 

30-vjeçari i dha informacion disa miqve të tij për akordin e arritur dhe këta të fundit luajtën baste (dhe fituan sigurisht) për kalimin e lojtarit tek ekipi spanjoll. FA (Federata Angleze) e dënoi Trippier, por tashmë ai duhet të vazhdojë të vuajë dënimin e FIFA-s deri në fundin e muajit të ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!