Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese/ Leka: Pezullimi bën qeverinë jo funksionale, Gjykata ta zgjidhë përplasjen sa më shpejt

schedule18:45 - 21 Nëntor, 2025

schedule 18:45 - 21 Nëntor, 2025

TIRANË- Pezullimi i zëvendeskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë se paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Padia kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, si një ndërhyrje direkte në pushtetin ekzekutiv.

Ajo kërkon gjithashtu pezullimin e menjëhershëm të vendimit te GJKKO për pezullimin nga detyra te zv.kryeministres, deri sa të vendosë kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë, e cila pritet të gjykohet brenda 10 ditësh dhe relator i saj do të jetë gjyqtari Sander Beci.

Analisti Martin Leka i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News u shpreh se Rama ia la në dorë drejtësisë dhe tani Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhë përplasjen sa më parë të jetë e mundur.

Sipas tij, pezullimi i zv.kryeministres e bën qeverinë jo funksionale, ndaj dhe vendimmarrja e saj duhet të jepet sa më shpejt.

“Ajo që dihet dhe ajo që u tha edhe nga zoti Rama sot, është fakti se askujt nuk i kishte shkuar ndër mend deri para gjashtë apo shtatë vjetësh, që do kishte në Shqipëri, një moment ku mund të ndëshkoheshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Kemi dy ish-presidentët, njëri në burg, tjetri i akuzuar,  është një varg i gjatë njerëzish, që nuk tregon për një anormalitet politik, por që tregon se në këtë vend kultura e pandëshkueshmërisë është një arritje jo vetëm politike, por edhe për vetë demokracinë në Shqipëri.

Rama ia la në dorë çështjen gjyqësorit duke e dërguar vendimin në Gjykatën kushtetuese, ndërkohë vendimi i Gjykatës së Posaçme është në fuqi dhe zv/kryeministrja është pezulluar dhe presim ankimin që ka bërë zoti Rama në Gjykatën kushtetuese.

Është hera e dytë që Rama shkon në Gjykatën Kushtetuese.  Të gjithë duhet të presim drejtësinë për të thënë fjalën e fundit. Interpretimi përfundimtar  do jetë nga Gjykata Kushtetues . Pezullimi i zv.kryeministres e bën qeverinë jofunksionale”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!