“Pezullimi” i Arapit, si gjyqtari e bëri lëmsh në Laç

schedule18:43 - 29 Tetor, 2019

schedule 18:43 - 29 Tetor, 2019

Kartonët e verdhë të mbrojtësit të Teutës, Renato Arapi, po kthehen në çështjen e ditës. Arapi i kishte plotësuar katër kartonë të verdhë dhe do të mungonte në takimin kundër Tiranës, por gjithçka është bërë lëmsh nga gjyqtari Kreshnik Cjapi, në sfidën kundër Laçit.

Në minutën e 19-të kundër kurbinasve, Arapi shkaktoi penallti. Gjyqtari Cjapi nxori kartonin e verdhë dhe u krijua idea se kapiteni i Teutës u ndëshkua. Por Cjapi, pasi e mbajti në duar për disa sekonda kartonin, nuk e akordoi në dëm të mbrojtësit të “Djemve të Detit”.

Në “Soccerway”, rezulton se Arapi ka katër kartonë të verdhë, por klubi i Teutës reagoi sot në lidhje me këtë “pezullim” të kapitenit të tyre, duke shkruar: ” Klubi i Futbollit Teuta njofton se kapiteni Renato Arapi do të luaj në ndeshjen e javës se 11-të kundër KF Tiranes.

Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë në median e shkruar apo vizive që lojtari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Klubi i Futbollit Teuta konfirmon se Renato Arapi do të jetë në fushë në ndeshjen kundër Tiranës pasi lojtari ka tre kartonë të verdhë!”/abcnews.al