Pezullime tek Erzeni dhe Veleçiku, Disiplina merret edhe me sherrin e “5×5”

schedule18:33 - 2 Mars, 2021

schedule 18:33 - 2 Mars, 2021

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe nga Superiorja nuk kanë pasur punë. Dënime janë marrë për dy lojtarë të Kategorisë së Parë, ndërkohë që ka plasur sherr edhe në kampionatin “5*5” që po organizon FSHF. Veç dënimeve, komisioni disiplinor këtë herë është treguar bujar me dy lojtarë të moshave, si dhe ka hedhur poshtë disa kërkesa të tjera.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS
– Lojtari i KSSH Veleçiku, Alsed Hotaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i KF Erzeni, Myslim Ramilli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Brians U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

– Lojtari i Çamërisë 5×5, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i Prestige 5×5, Renato Shabi, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Anulimin e rezultatit të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, në bazë të neneve 10/e dhe 26 të KDS. Në bazë të neneve 10/f, dhe 64/5 të KDS, urdhërohet riluajtja e ndeshjes midis Prestige kundër Çamëria. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.

– Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

– Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Jurgen Sina, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Irdo Bubeqi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti U-19, Kosta Belba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

– Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol, Llazar Dushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!