Pezullime të shumta tek inferiorët, Disiplina dënon edhe Voglin

schedule11:52 - 2 Tetor, 2019

schedule 11:52 - 2 Tetor, 2019

Disiplina është treguar e pamëshirshme për shumë lojtarë në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. E kanë pësuar disa prej tyre, ndërkohë që është marrë vendimi edhe për Gazmend Voglin, zyrtarin e Kastriotit që u shfaq në një video duke debatuar me gjyqtarin Endrit Zhuli, por jo vetëm kaq, pasi edhe zgjati dorën drejt tij. Disiplina e ka konsideruar tentativë për goditje, pasi edhe vetë arbitri ka dëshmuar në këtë komision.

VENDIMET E DISIPLINËS
-Lojtari i KF “Kastrioti”, Abaz Karakaçi, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-Lojtari i KF “Veleçikut”, Brajan Shekaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

-KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

-KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

-Lojtari i KF “Vllaznia B”, Markeljano Pali, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-Lojtari i KF “Klosi”, Pavlo Gjonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-Lojtari i KF “Skrapari”, Antonio Dosti, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-Lojtari i KF “Naftëtari”,Xhuljano Serdari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-Lojtari i SSH “Pepa” U-17, Amadeo Krraba, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-Lojtari i KF “Përmeti”, Forald Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-Pas përfundimit të hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë, midis “Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019, në bazë të pamjeve filmike, zyrtari i KF “Kastrioti”, Gazmend Vogli, për akte të mbetura ne tentative ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 8/1,Nenit 8/2 dhe Nenit 11/h të KDS, dënohet me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave për sezonin futbollistik 2019/2020.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”, Ermal Vathi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/5 të KDS, lojtari Ermal Vathi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!