Pezullime dhe paralajmërime, Disiplina nuk fal tek “inferioret”

schedule15:47 - 10 Tetor, 2019

schedule 15:47 - 10 Tetor, 2019

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi parregullsitë e shfaqura gjatë ndeshjeve të fundjavës. Probleme ka pasur kryesisht në kategoritë inferiore dhe te moshat. Janë paralajmëruar dy klube, Apolonia dhe Erzeni, ndërkohë që Devolli kryesues në grupin B është gjobitur për shkak të sjelljes së tifozëve.

Në Kategorinë e Dytë ka disa futbollistë të pezulluar, ashtu sikurse edhe tek moshat. Zyrtari i Egnatias, Eduard Thartori, ka marrë një lajm të mirë, kurse në Krujë shohin t’u pezullohet me tetë ndeshje zëvendëstrajneri Gëzim Rama. Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

VENDIMET E DISIPLINËS
-Zyrtari i KF “Kastrioti”, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– KF “Erzeni”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– KF “Devolli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

– KF “Apolonia”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– Lojtari i KF “Përmeti”, Fatjon Qamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

-. Lojtari i KF “Këlcyra”, Mateo Bilo, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Naftëtari”, Ersid Aliaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Erinis Mataj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Shkodra” U-19, Albis Talani, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Ensar Idrizi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Teuta” U-17, Mateo Hyka, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Egnatia”, Eduard Thartori dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore. Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se zyrtari Eduard Thartori, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje, fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke i shtuar edhe dënimin e ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!