Peza: Ja vija e kuqe që Berisha i ka caktuar Bashës e Kryemadhit

schedule20:27 - 17 Maj, 2019

schedule 20:27 - 17 Maj, 2019

“Ose Rama do ikë, ose opozita do shkrihet”. Është kjo vija e kuqe në gjykimin gazetarit Alfred Peza që ish-kryeministri Sali Berisha i ka caktuar Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Duke e konsideruar Berishën jo vetëm si liderin historik të së djathtës, por edhe shpirtëror, Peza shprehet se Basha e Kryemadhi janë kukullat që zbatojnë atë që sufleri i tyre politik i thotë.

“Berisha si lideri historik e shpirtëror për atë që po ndodh sot në opozitë, ka thënë se kemi vetëm një rrugë:  Ose Rama do ikë, ose opozita do shkrihet dhe unë gjykoj që kjo është vija e kuqe që Berisha i ka propozuar Bashës e kryemadhit dhe të tjerëve dhe ata janë kukullat që zbatojnë atë që sufleri i tyre politik u thotë”.

I pyetur nëse do të ketë një takim, bisedë, dialog a negociata Rama-Basha, Peza thekson se nuk ka asnjë shans

“Kjo do të duhet të ishte normale por realisht nuk jemi aq afër nga sa po thuhet në media. Nuk ka shanse sa ne do të donim të kishte për një takim të tillë që në rrethana normale duhet të kishte ndodhur”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!