Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka marrë një tjetër post politik. Koçit i është besuar drejtimi i degës së Partisë Socialiste në Fier.
Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e PS, Adelina Rista. “Nga sot, PETRO KOÇI në krye të Partisë Socialiste Fier!Shumë urime dhe suksese! SUKSESE PS!”, shkruan Rista.
Ky emërim i Koçit në kryer të socialistëve të Fierit vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 prillit. g.v/abcnews.al