Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka deklaruar se zhvillimi ekonomik në Shqipëri po bën hapa shkatërrimtar.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pasi problemi i tyre kryesor është mbijetesa.
Sipas Vasilit, premtimet mashtruese i bën ‘Rilindja’, ndërkohë nuk ka paketa efektive të krijuara.
“Shqiptaret shpenzojne gjithnje e me pak, pra kane hallin kryesor vetem mbijetesen.
Inflacioni i korrikut 1.4%.
Buxheti i familjes shqiptare ne agoni te thelle.
Ekonomia ne krize te thelle pasi s’ka as investime as te huaja dhe as vendase.
Nuk ka paketa te verteta efektive nga qeveria qe realisht ndihmojne biznesin te ece dhe te mbijetoje.
Praktikisht Shqiperia po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po ben hapa shkaterrimtare prapa.
Vetem e vetem demagogji dhe premtime mashtruese kjo eshte vetem ajo qe di te beje rilindja”, shkruan Vasili./ abcnews.al


