Petrit Vasili: Të shkarkohet Haki Çako

schedule17:02 - 19 Tetor, 2017

schedule 17:02 - 19 Tetor, 2017

Të vonuar, të padrejtë dhe me qëllim heqjen e vëmendjes nga problemi i vërtetë. Kështu e konsideron opozita deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili shkarkoi 12 drejtues e punonjës të policisë në Elbasan.
Si e kishte artikuluar edhe Lulzim Basha vetëm pak orë më parë, pala socialiste e frontit opozitar, Lëvizja Socialiste për Integrim, deklaroi përmes kreut të grupit të saj parlamentar Petrit Vasili, se i shkarkuar duhet të kishte qënë vetë drejtori i policisë, Çako.
Të bashkuar në një Front opozitar me demokratët dhe jo vetëm, Lëvizja Socialiste për Integrim, sot krimin e sheh pashmangshmërisht të lidhur me qeverinë edhe pse kur flet për të tillë, nuk limitohet tek ajo e krijuar vetëm tre muaj më parë.
Prej publikimit të dosjes hetimore të prokurorisë italiane, që implikon ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në trafikim ndërkombëtar të narkotikiëve, LSI si pjesë e Frontit opozitar kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie antimafia.