Petkoviç: Raundin e ri të bisedimeve e nisim me Asociacionin

schedule13:51 - 5 Korrik, 2021

schedule 13:51 - 5 Korrik, 2021

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç këtë të hënë , ka theksuar se raundi i ri i dialogut teknik me Prishtinën do të fillojë me temën e mosformimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Petkoviç ndër të tjera tha se nesër bëhen saktësisht 3,000 ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe se sipas tij “Prishtina nuk ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes dhe gjashtë pikat e para që i referohen Asociacionit.

“Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne, ne gjithashtu do të flasim për të zhdukurit, sepse është një çështje e rëndësishme që rëndon të dy palët dhe nuk është vetëm një çështje politike por edhe një çështje e civilizimit,” ka thënë ai për mediat.

Sipas tij, një nga temat do të jetë marrëveshja për lirinë e lëvizjes, sepse, siç thotë ai, Prishtina po e abuzon atë, si dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!