Petkoviç në Skenderaj, Jashari kërkon falje: Nuk më ka informuar askush nga qeveria

schedule19:59 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 19:59 - 7 Dhjetor, 2020

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se nuk ka qenë i njoftuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e vizitës së sotme të drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në manastirin e Bajës, në Skenderaj.

Jashari përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në lidhje me këtë vizitë është dashur të ketë një koordinim nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndër të tjera ai thekson se veprime të tilla japin shembuj jo të mirë të qeverisjes dhe si të tilla ato nuk duhet të përsëriten.

“Qytetarë të nderuar, ky nuk është shteti për të cilin luftuan e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë. Kjo nuk duhet të jetë mënyra e qeverisjes sonë demokratike dhe në shërbim të qytetarëve. Një kërkim falje nga ana ime për familjet e dëshmorëve e martirëve, viktimat civile të luftës dhe gjithë qytetarët e vendit, për këtë vizitë të pa dëshiruar e për të cilën shteti ynë nuk me njoftoi paraprakisht”, shkruan Jashari.

Postimi i plotë:

Pas interesimit të medieve dhe qytetarëve, në lidhje me vizitën e zyrtarit serb, drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në manastirin e Bajës, në Skenderaj, njoftoj opinionin e gjerë publik që si Kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam qenë i njoftuar nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vizitë.

Në lidhje me këtë vizitë është dashur që Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim të plotë me mua si Kryetar i Komunës së Skenderajt.

Veprime të tilla fatkeqësisht japin shembull jo të mirë të qeverisjes dhe si të tilla nuk duhet të përseriten.

Qytetarë të nderuar, ky nuk është shteti për të cilin luftuan  e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë. Kjo nuk duhet të jetë menyra e qeverisjes sonë demokratike dhe në shërbim të qytetarëve.

Një kërkim falje nga ana ime për familjet e dëshmorëve e martirëve, viktimat civile të luftës dhe gjithë qytetarët e vendit, për këtë vizitë të pa dëshiruar e për të cilën shteti ynë nuk me njoftojë paraprakisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!