Zvicra mundi të marrë një fitore të madhe dje ndaj Francës, duke fituar 5-4 me penallti , me 120 minutat, që u mbyllën me shifrat 3-3. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i helvetëve, Vladimir Petkovic, që nuk e fshehu gëzimin.
“Ishte mbrëmje shumë emocionuese, të gjithë djemtë dhanë 120%. Duke marrë parasysh rezultatin kjo është një nga fitoret më të mëdha të luajtura nga skuadra jonë. Tani do na duhet një ndeshje e ngjashme edhe në çerekfinale ndaj Spanjës.
? Jubilation! ??
Switzerland = first-ever EURO knockout win ✅@nati_sfv_asf | #EURO2020 pic.twitter.com/SNPv4PHlyH
— UEFA Nations League (@EURO2024) June 29, 2021
Xhaka? Fatkeqësisht ai do të mungojë në Shën Petersburg sepse u skualifikua prej kartonëve të verdhë. Është turp sepse ai bëri shumë mirë edhe sonte”, tha Petkovic. /abcnews.al