Petkoviç i ndalohet sërish hyrja në Kosovë, shkon në Jarinjë dhe kthehet sërish prapa

schedule11:02 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 11:02 - 15 Dhjetor, 2021

Shteti i Kosovës ia ka ndaluar sërish hyrjen drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Kësaj here Petkoviç ka folur nga pika kufitare në Jarinje pasi s’u lejua që të hyjë në Kosovë.

Petkoviç kishte planifikuar vizitën në Manastirin e Deviçit, në seminarin në Prizren dhe vizitën tek familjen e kthyera Gligorijeviç në fshatin Novak. Kjo është hera e gjashtë që ai s’lejohet të hyjë në Kosovë.

Ai ka akuzuar kryeministrit Kurti për shkelje të marrëveshjeve për lëvizje të lirë.

“Ndalesa e sotme tregon që Kurti po i shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai s’e ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Petkoviç s’ishte lejuar as me datën 2 dhjetor që të futet në Kosovë nga pika kufitare në Merdare.

Ndalesën e tij e kishte konfirmuar edhe MPJD për Gazetën Express.

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, thuhej në përgjigje./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!