Peticionet e serbëve/ Lekaj: Beogradi nuk ka interes për sigurinë në veri të Kosovës

schedule16:28 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 16:28 - 21 Dhjetor, 2023

Zgjedhjet e zhvilluara në Serbi u vlerësuan të parregullta dhe për pasojë do të përsëritën në 28 qendra votimi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se janë bërë përpjekje brutale për të minuar demokracinë në Serbi.

Gjatë një interviste në emisionin “Ballkan Update” në ABC, nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj, ka theksuar se Serbia nuk është aspak e interesuar për sigurinë e vendit në Veri të Kosovës.

Gjithashtu ai u shpreh kritik edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ky i fundit ka mashtruar qytetarët me draft-statutin. Pasi sipas tij është drafti më i keq dhe më i rrezikshëm për Kosovën.

“Kurti ka mashtruar qytetarët, ne në tavolinë kemi një draft-statut dhe mund të them që është drafti më i keq dhe më i rrezikshëm”, tha ndër të tjera Lekaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!