PET/CT tek “Hygeia”, aparatura që zbulon tumorin në fazë të hershme

schedule16:29 - 13 Qershor, 2022

schedule 16:29 - 13 Qershor, 2022

Spitali Hygeia në Tiranë është spitali i vetëm në rajon që prej gjashtë muajsh ofron ekzaminimin me PET/CT.

Një aparaturë bashkëkohore që zbulon tumorin dhe përcakton shkallën e përhapjes së tij në organizëm.

Mjeku radiolog Arben Dhima tregon avantazhet e kësaj pajisje krahasuar me ato tradicionale.

Përmes kësaj aparature mjekët e spitalit “Hygeia” kanë gjetur dhe tumore që nuk priteshin dhe nuk kishin arritur të zbuloheshin përmes aparaturave të tjera imazherike.

Përparësi kjo aparaturë në raport me të tjerat ka shfaqur dhe në kancerin e tiroides.

PET/ CT ka ndihmuar gjithashtu në evidentimin e vatrës së saktë të infeksionit tek pacientët me temperaturë me origjinë të panjohur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!