Pësuan një humbje shokuese ndaj Gjermanisë, Giroud i qetë: Më mirë tani se në Evropian

schedule21:16 - 24 Mars, 2024

schedule 21:16 - 24 Mars, 2024

Erdhi një fitore në momentin më të mirë të mundshëm. “Pancerat” e Julian Nagelsmann hodhën pas krahëve humbjet ndaj Austrisë e Turqisë, teksa mbrëmjen së shtunës “përulën” në “fortesën” e Lionit, “Parc Olympique Lyonnais”, nënkampionët e botës, Francën, me rezultatin e pastër, 0 me 2, duke lumturuar jo pak tifozët e “Die Manschaft”.

Pavarësisht se për këdo nga tifozat francezë situata brenda përfaqësueses së tyre mund të duket disi “e nxehtë”, “bomberi”, Olivier Giroud ka “çdramatizuar” situatë, teksa gjatë një interviste për mediat vendase u shpre se më mirë që humbën tani se në qershor, kur të fillojë edhe Kampionati Europian.

“Do të duhet të reagojmë që të martën kundër Kilit. Megjithatë, nuk duhet të mendojmë se gjithçka është negative, patëm disa mundësi të mira shënimi. Sigurisht që ka gjëra për të korrigjuar dhe përmirësuar, por është më mirë të gabosh në këtë lloj ndeshjeje miqësore sesa në qershor. Sigurisht që nuk jam i shqetësuar për rezultatin, por kjo disfatë duhet të shërbejë për të na rikthyer vëmendjen”,- u shpreh “veterani” i Milan.

Ndërkaq, kutjojmë se pas humbjes së papritur me “Pancerat”, tashmë “Gjelat Galezë” do të ndeshen në miqësoren e ardhshme kundër Kilit, me 26 mars, me djemtë e Didier Deschamps, që do të duhet t’u përgjigjen kritikave në një përballje jo të lehtë, kundër një ekipi që vjen nga një fitore 3-0 përballë Shqipërisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!