Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pëson arrest kardiak në timon dhe përplaset me dy automjete, humb jetën 45-vjeçari në Shkodër

schedule21:05 - 8 Janar, 2025

schedule 21:05 - 8 Janar, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër. Mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak në timon dhe ka humbur kontrollin e automjetit.

Si pasojë, është përplasur me dy automjete dhe ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i Policisë:



Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij,  dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shtetasi ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!