Pësoi vdekje klinike, pacientit i transplantohen dy veshka derri

schedule14:30 - 20 Janar, 2022

schedule 14:30 - 20 Janar, 2022

Shkencëtarët kanë transplantuar me sukses jo një, por dy veshka derri të modifikuara gjenetikisht te një 57 vjeçar që ndodhej në vdekje klinike. Jim Parsons kishte pësuar një aksident duke i shkaktuar dëme të mëdha në tru, shkruan The New York Times

Familja e tij vendosi që organet e 57 vjeçarit të dhuroheshin për personat që do të kishin nevojë për transplant. Gjithashtu ra dakord që të lejonte studiuesit ta mbanin Parsons “të gjallë” me aparatura në mënyrë që studiuesit të mund të provonin transplantin e veshkave.

Transplantet e organeve të kafshëve tek njerëzit,  të njohura si ksenograft premtojnë të rrisin numrin e transplanteve dhe të parandalojnë mijëra vdekje që ndodhin çdo vit te njerëzit që janë në lista të gjata pritjeje por në fund dështojnë, pasi oferta nuk mund të përmbushë kërkesat në kohën e duhur, raporton abcnews.al

Veshkat u morën nga derrat që ishin modifikuar gjenetikisht, duke i modifikuar 10 gjenet kryesore në mënyrë që të kryhej transplanti në trupin e njeriut. Pas transplantimit, studiuesit konfirmuan se veshkat  funksionojnë normalisht dhe ishin në gjendje të filtronin gjakun dhe të prodhonin urine.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!